Monday, October 25, 2010

femijet dhe lojrat

Fëmijët dhe adoleshentët shqiptarë, ndryshe nga prindërit e tyre, po rriten në një periudhë zhvillimi teknologjik, ku format e argëtimit dixhital shtrihen përtej televizioneve. Shumë prej tyre e shohin ekranin televiziv vetëm si një nga disa prej mundësive të argëtimit, e pse jo një formë disi të vetmuar – informacioni dhe argëtimi u është destinuar vetëm atyre, pa u dhënë mundësinë të rinjve që të reagojnë apo të përgjigjen. Në këtë mënyrë, shumë adoleshentë zgjedhin të kalojnë kohë duke naviguar faqet e internetit në kompjuterat e tyre në shtëpi apo në kafe-internetit. Këto të fundit deri më sot jane të parregulluara me ligj, duke i dhënë adoleshentëve nën moshë akses të paktrolluar në çdo lloj faqeje, duke përfshirë edhe ato pornografike. Ca të tjerë luajnë bashkarisht në një kategori të gjerë, të quajtur videogames. Megjithëse pak është shkruar për këtë industri botërore – po është një industri e tërë – në shtypin shqiptar përhapja dhe popullariteti i saj është në rritje. Videogames ndahen në dy kategori të mëdha: lojra që bëhen për t’u luajtur në kompjuter apo internet (PC/Online games) dhe ato që luhen në pajisje me konsol si PlayStation, Xbox apo Nintendo. Këto lloj pajisjesh, në veçanti, kanë një përhapje relativisht të madhe në Shqipëri, sidomos mes djemve. Popullariteti i tyre shpjegohet nga fakti që ato janë disa herë më të lira se kompjuterat (15,000 – 20,000 lekë të reja), duke iu dhënë mundësinë prindërve “të bien viktimë” e lutjeve pafund të fëmijëve të tyre. Për të blerë një lojë të re kushton 200 – 1000 të reja, kështu që mundësitë për të luajtur lojëra të ndryshme janë të mëdha. Për më tepër, ato shumë shpesh mund të luhen nga një deri në gjashtë lojtarë njëkohësisht, duke krijuar një ambjent dinamik mes shokësh. Së fundi, interneti apo linjat telefonike nuk janë të domodoshme, megjithëse ata që i kanë mundësitë t’i lidhin ato me internetin mund të luajnë të njëjtat lojra me lojtarë që gjenden në vende të ndryshme të rruzullit tokësor.

No comments:

Post a Comment