Sunday, October 31, 2010

hakiu banor i big brother 3


Hakiu ose Kika si e njohin më shumë është personazhi që u dallua lehtë mes shumë të tjerëve në Big Brother 3. Për lojën e veçantë që diti të bëjë, karakterin impenjativ por të ndjeshëm e disi të tërhequr. Pas një loje ku humbjen e ka të vështirë ta pranojë, ndihet krenar për shembullin që dha. Shumë e përshëndesin dhe e falënderojnë. Në një intervistë për ‘Shqip’ ai flet për sekrete të BB, jetën e tij, dhe ndjenja që e karakterizoi.
Ishte personazhi që edhe pse nuk arriti të shkojë deri në finale, përcolli shumë vlera për të cilat sot ndihet krenar. Është Kika, si të gjithë e thërrisnin në formatin e ‘Big Brother’, aty ku u bë edhe i njohur. Të flasësh për të nuk është aq e lehtë. Jo për faktin se është një karakter kompleks që di të bëjë bukur lojën e një shtëpie aq të ndjekur, por jeta e tij është kaq e pasur sa i është dashur të mësojë se ndonjëherë ndihet vërtet naiv përballë sfidave dhe hipokrizive me të cilat duhet të ndeshesh. Kika ishte personazhi që u komentua më shumë nga të gjithë pjesëmarrësit e tjerë.
Ndoshta sepse ishte ndryshe nga të tjerët. Më i tërhequr, më elegant, i rafinuar, absolutisht jo naiv, një baba që ndjeu mungesën e fëmijëve, e një aktor më se i talentuar. Ajo për të cilën është penduar disi, tashmë që formati ka përfunduar, është fakti që nuk mundi të bënte atë që di të bëjë më mirë. Aktorin. “Duhej të kisha bërë Hamletin, që t’ua çirrja maskën disave”, shprehet ai. Mendon se nuk ka dhënë më të mirën e tij për të arritur më shumë në një mision ku të gjithë nuk e pranojnë humbjen.
E për persona inteligjentë, humbja me sa duket qenka më e vështirë për t’u pranuar. Por pendimi zbehet kur mendon se këtij show i ka dhënë shumë mesazhe. Ai është bërë i njohur, mbi të gjitha, për mesazhin e një morali të drejtë e të ndershëm që diti të transmetojë që në fillim. Shumë prej njerëzve që e takojnë e përshëndesin dhe e falënderojnë për shembullin që dha. Kjo e bën atë të ndihet më se i vlerësuar.
I është rikthyer punës me pasionin që e karakterizon duke parë se ‘BB’ ka ndikuar pozitivisht. Nga ana tjetër kupton se ka humbur disi nga privatësia që kishte dikur, sepse jeta familjare për të është shumë e rëndësishme. Në familjen e tij të bukur fëmijët janë ata që e bëjnë të ndihet krenar për sakrificat që ka bërë në gjithë këto vite.
Kika është një baba i përkushtuar që di të jetë edhe një shok i mirë për fëmijët e tij. E teksa flet për familjen në sytë e tij lexohet një shpirt i ndjeshëm që kërkon të kujdeset për çdo detaj. Kjo të bën të kuptosh që ai është ndryshe.
Intervista
Sa e vështirë është për një familjar me karrierë të vendosë të hyjë në BB?
Si individ kam qenë kundër këtij formati dhe kam qenë fans në FB I antiBB. Pjesëmarrja në këtë reality ka ndodhur shumë shpejt e shumë spontanisht, më tepër për faktin se nuk e kam ditur mirë se si funksionin një reality si BB. Si familjar ka qenë e vështirë sepse duhet të lija shumë gjëra pezull, familjen e punën. Ka qenë sakrifica më e madhe që kam bërë në jetë. Vendimin për të hyrë e kam marrë në momentin e fundit kur është mbajtur audicioni në Prishtinë dhe kur kam shkuar kam qenë nga të fundit që aplikuan. Ka qenë më tepër si shaka. Madje edhe të tjetër e kanë kuptuar hezitimin para se të hyja në shtëpi. Dua të them që ka qenë gruaja ajo që më ka shtyrë më tepër. Nëse ajo do më kishte thënë një fjalë për të mos hyrë unë nuk do e kisha bërë. Në fakt ajo më ka mbështetur shumë.
Tashmë që formati ka disa javë që ka mbaruar çfarë mendon për pjesëmarrjen në BB?
Nuk mund ta quaj as eksperiencë e mirë as e keqe, por është interesante sepse shumë gjëra i përjeton për herë të parë. Të futesh në BB siç jam shprehur edhe më parë do guxim, aq me tepër për një familjar me karrierë. Mirëpo si natyrë jam kërkues dhe ka mjaftuar pak mbështetje për të provuar diçka ndryshe. Në jetë duhet të rrezikosh dhe të guxosh. Mos harroni se janë shumë njerëz të arsimuar jo vetëm persona socialë, të cilët do të kishin dashur të provonin një eksperiencë të tillë mbi të gjitha për të shfaqur ato që kanë. Në BB pashë vendin ku shumë prej gjërave që kisha kam mundur t’i shfaqë, që nuk kisha mundur t’i shprehja më parë.
Çdo të thotë kjo?
Shpesh njeriu lind e zhvillohet me talente të ndryshme dhe pasurohet me vlera e njohuri gjatë jetës. Shumë prej tyre nuk ke ku t’i shprehësh për arsye të ndryshme. Ambienti i BB ishte i tillë ku deri diku të jepte mundësinë ta tregoje personin që je. Mua më kanë njohur miqtë dhe gjithnjë më kanë inkurajuar që duhet të shfaqem publikisht, sepse kisha shumë për t’i dhënë publikut dhe munda të shfaqesha ashtu siç ata më kanë parë, për më se tre muaj, pa hezituar e pa u ndrydhur, edhe pse BB, siç e kam thënë edhe të ndrydh edhe të çliron. Në fakt, ishte publiku që më ka befasuar shumë, sepse më ka pritur ashtu si unë nuk e kisha imagjinuar ndonjëherë. Kjo pritje e tyre kudo, më ka shtyrë të mendoj dhe ta pyes veten “çfarë kam bërë unë kaq të veçantë që të meritoj tërë këtë dashamirësi dhe vëmendje”. Reagimi i tyre karshi meje ka qenë befasia më e këndshme dhe pjesa më e bukur e kësaj eksperience.
Do të kishe preferuar që në BB të kishte persona të tjerë nga ata që ishin?
Realisht kam pritur një nivel pak më të lartë. Sepse në një rast të tillë do të kisha mundësinë të jepja më shumë nga kapaciteti im në shumë aspekte, mbi të gjitha në nivelin e komunikimit. Sepse aty brenda kanë qenë shumë të pakët ata që ke pasur mundësinë të flasësh në nivel, le të themi të lartë, madje edhe ata që dukeshin si me nivel gjërat i njihnin shumë sipërfaqësisht. Prisja më shumë.
Ti je shprehur duke thënë se “unë jam më i miri”. Ku e bazoje këtë?
Pikërisht te niveli. Megjithatë kur e kam thënë këtë shprehje isha në dhomën e rrëfimit ku bëhej pyetja rutinë se “pse duhet të qëndrosh akoma në shtëpi”. Unë u përgjigja si për batutë duke qeshur “duhet të qëndroj ende sepse jam më i miri”. Kjo shprehje pastaj mbeti dhe u përmend shumë sidomos nga banorët. Nuk u kuptua se si e thashë. Nuk kuptohej sepse ky ishte niveli i komunikimit aty brenda. Ishte nivel shumë i ulët komunikimi. Ajo më pas u amplifikua aq shumë sa doli nga domethënia e vërtetë.
Mirëpo mënyra se si vepruan u keqinterpretua nga banorët vetëm sa më shtoi bindjen se isha më i mirë se të tjerët. Unë e kam thënë se secili aty brenda e mendonte se ishte më i mirë se tjetri, mirëpo asnjëri s’pati guxim ta thoshte, qoftë edhe për shaka.
Parë nga perspektiva e tanishme unë vazhdoj të mendoj, por pa shaka se vërtetë kam qenë më i miri në edicionin e tretë të BB. Këtë e bazoj në atë se çfarë kam dhënë unë dhe çka të tjerët. Mbi të gjitha tek secili banorë veç e veç jam munduar ta gjejë njeriun para konkurrentit. Madje loja dhe qasja ime ndaj situatave në shtëpi ka bërë që disa prej banorëve të shkojnë me larg se vetë unë. Nuk shihja konkurrencë aty, sepse në fakt vetëm konkurrentë nuk kishte, jo nga ata që prisja të paktën. Sivjet konkurrentët ishin të dobët dhe kjo mjerisht bëri që edhe unë të mos kisha mundësi të shprehesha realisht ashtu si jam.
Mendon se ka një gjë që duhet të kishe bërë më shumë?
Unë kam vepruar si e kam ndjerë, normalisht duke menduar dhe kuptuar si në një reality show. Një gjë duhet sqaruar: formati i BB pasqyron një reality, ku gjithçka e vërtetë ndodh në kohë reale. Unë jam sjellë konform kësaj ashtu siç jam në të vërtetë. Është pikërisht natyrshmëria ime që ka bërë ta fitoj simpatinë e shqiptarëve kudo. Sidoqoftë në disa raste është dashur të kisha bërë Hamletin për t’ua çjerrë maska disave, gjë që nuk e bëra. Unë nuk është se nuk kam ditur të bëj show brenda, por e kisha kuptuar si një reality. Unë kam ditur e kam mundur të luajë më secilin banorë sepse material për të lozur me ta kishte më bollëk. Mirëpo, nuk kam mundur të dalë nga personi im dhe të pretendoj të jem tjetri për një grusht me para. Sot, çdo ditë e më shumë po bindem se paraja nuk është gjithçka. Këtë më ka vërtetuar publiku kur kam dalë jashtë.
Je shprehur se nuk ka qenë publiku ai që të ka eliminuar?
Kemi qenë një grup që kemi bërë lojën tonë në shtëpi. Secili në mënyrën e tij por unë besoj se loja më e madhe dhe më e vërtetë është bërë jashtë shtëpisë së BB.
Ke ndonjë peng nga reality?
Ajo çfarë më ka mbetur peng është mos arritja deri në finale. Në ato çfarë unë dhashë për tre muaj mendoj se kam merituar më shumë se të tjerët të shkoj në finale pavarësisht se brenda meje e kam ditur që nuk kisha për të fituar çmimin. Kjo jo për atë çfarë unë kisha bërë, por për shkak të lojës në një kontekst më të gjerë. Ka qenë një konflikt interesash.
Konflikt të kujt interesave?
Interesave të atyre që nuk u ka leverdisur që unë të fitoj.
Pse?
Për faktin se unë nuk jam tip i manipulueshëm.
Kalojmë te Prishtina. Çfarë fryme gjete atje?
Përgjithësisht, ndoshta është e tepërt ta them por më kanë pritur si hero. Kolegët, njerëz të ndryshëm, miqtë etj. Të gjithë janë ndjerë krenar për atë që unë kisha shfaqur në ‘Big Brother’. Një gjë dua të them është se njerëzit sot më shohin me dashamirësi dhe më flasin me keqardhje që nuk e morra çmimin. Por gjëja e fundit që unë do të doja është që njerëzit mos të më shohin me keqardhje, sepse jo gjithçka matet vetëm me para. Njeriu në jetë vlerësohet për atë çfarë ai është dhe jo për paratë që ka.
Po fëmijët si të pritën?
Me shumë mall dhe shumë krenar. Unë kam tre fëmijë, Renesiana, vajza e madha që është 14 vjeç, Redoni 11 dhe Rea gjashtë vjeçe. Dy të mëdhenjtë, para se të futesha, kur unë isha skeptik më thoshin “babi shko në BB se ne do të bëhemi shumë të famshëm”. Ndërsa Rea e vogël ishte bërë për tërë familjen si parashikuesja ime kur unë isha në nominim. Dhe kur e pyesnin “a do të shpëtojë babi” ajo përgjigjej gjithnjë me siguri: “babi ka me shpëtu”. Kur ishte nominimi i dyfishtë brenda natës ku unë dola me Jetmirin ajo nuk u përgjigj fare. Sikur e parandjeu që do të dilja.
Të gjithë e dimë që ti je një baba shembullor. Por çfarë bën ti për t’i kënaqur më shumë fëmijët e tu?
Unë jam shumë i zënë me punë, por çdo moment të lirë që kam mundohem ta kaloj e të flas më ta. Jo vetëm si prind por edhe si shok. Si prind shpesh u caktoj se çfarë duhet të lexojnë dhe çfarë duhet të bëjnë gjatë javës, e si shok kam filluar të flas edhe për simpatitë e tyre, tashmë që janë më të rritur. Por meritat më të mëdha për edukimin e fëmijëve i ka padyshim gruaja ime, Linda. Ajo çfarë Linda si nënë dhe si bashkëshorte më ka bindur të besoj që gruaja është më të vërtetë shtylla e shtëpisë. Ne jemi shumë të lidhur më njëri tjetrin dhe mendoj se suksesin e një qëndrueshmërie në një raport e ka në dorë gruaja dhe jo burri.
Iu ktheve sërish punës tënde të mëparshme?
Mbas daljes nga BB vazhdova punën në radio ku isha edhe më parë, por kam filluar një emision të ri me titull “Mesdita në Blue Sky Radio”, ku trajtohet çdo ditë një temë përditshmërie, merren opinionet e qytetarëve si dhe ilustrohet me informacione nga muzika, filmi, apo kuriozitete. Dhe ka gjithnjë të ftuar. Kam shumë mesazhe që vijnë si përgjigje të temave nga dëgjues të Shqipërisë. E dëgjojnë përmes internetit gjithnjë e më shumë.
Por BB bëri që të tërheqë edhe bota e televizionit?
Po. Është e vërtetë. Emisioni quhet “Koktejle vere” dhe është argëtues e transmetohet një herë në jave në televizionin RTK.
Si ndihesh si prezantues?
Jo mirë. Nuk më tërheq televizioni edhe pse shumë prej njerëzve që më kanë pëlqyer duan të më shohin më shumë në ekran sesa në radio. Kuptohet ekrani është më masiv sesa radio. Unë gjithmonë i jam larguar ekranit për shkak të profesionit tim të vërtetë. Kur je aktor njerëzit duhet të të mbajnë mend për të tillë e jo për prezantues. Këtë rrezik e ka ekrani. Dhe ajo që momentalisht më jep shumë kënaqësi është se jam përzgjedhur për një rol në një film, ku disa prej xhirimeve do të bëhen në bregdetin shqiptar. Roli që kam aty është ai i një gjenerali francez. E kam lexuar skenarin e më pëlqen shumë ky rol. Kjo nuk do të thotë se unë nuk do të vazhdoj të futëm më seriozisht edhe në botën e televizionit. Mbase shumë shpejt më një show timin.
Çfarë ka Hakiu një defekt?
Në realitetin ky jetojmë ndihem naiv. Është një realitet i egër e duhet shpesh të tolerosh edhe kur nuk të pëlqen diçka. Unë si natyrë nuk i bëj dot gjërat sepse duhen bërë por sepse dua unë. E keqja është që jo gjithmonë të ofrohet të bësh gjërat që ti do.
Çfarë ke bërë që se ke dashur?
Nga ana profesionale të qëllon që duhet të bësh ndonjë rol që në të vërtetë nuk të pëlqen por duhet ta bësh për pagesën që të ofrohet. Edhe një gjë që kam bërë e nuk e kam dashur ishte martesa e hershme. Unë jam martuar 20 vjeç, fare i ri. Do të kisha zgjedhur të isha martuar vonë, pra në një moshë më të madhe.
Po çfarë s’ke bërë që ke dashur të bësh?
Kam dashur të udhëtoj shumë e të vizitoj vende të ndryshme të botës. Por nuk kam mundur ta bëj se u bëra shpejt baba për tre herë e me është dashur të rris e të mbaj familjen time. Përveç aktrimit, kur isha i ri kam dëshiruar shumë të bëhesha pilot. Por kjo atëherë nuk mund të realizohej sepse kushtonte shumë e duhej bërë jashtë, sepse te ne nuk kishte shkolla të posaçme. Edhe një gjë tjetër është që më thonë së kam zë të mirë e duhet të këndoj, por që ende se kam bërë. Ndoshta më vonë (qesh).
Cili është vesi që të bezdis më shumë te njerëzit që ndesh?
Dyfytyrësia ose e thënë ndryshe hipokrizia. Nuk i dua njerëzit që të rrahin krahët e passhpine flasin ndryshe. Më pëlqen kur të mirën dhe të keqen ta thonë në sy.
Si ndihesh kur vjen në Tiranë tani?
Tiranën e kam njohur edhe më parë sepse kam ardhur me teatrin disa herë. Po ashtu dhe disa qytete, Sarandën, Vlorën, Fierin. Po tashmë me Tiranën jam lidhur më shumë shpirtërisht edhe për shkak të miqësive të krijuara. Kur kthehem në Prishtinë pas dy javësh filloj të ndiej mall dhe dëshirë për të ardhur sërish.
Çfarë dallon ti ndryshe tek njerëzit kur vjen në Shqipëri?
Kam përshtypjen që njerëzit në Shqipëri janë pak më formalë sesa te ne. Kanë më shumë etiketë e kjo të bën që mos të ndihesh ndonjëherë shumë rehat. Po ashtu më është krijuar ideja se njerëzit këtu i njohin gjërat shumë sipërfaqësisht, jo thelbin e një problemi dhe kjo po e pengon edhe zhvillimin e mëtejshëm.
Nga ana tjetër shoh se si të gjithë po vrapojnë për të kapur kohën e humbur në çdo aspekt, e kjo është shumë pozitive. Një gjë tjetër pozitive është që këtu kanë ndryshuar shumë gjëra për mirë dhe ky ndryshim vërtetë do shumë vullnet. Vullnetin e kam parë te shumë njerëz, por mjerisht ka edhe shumë të tjerë që duan dhe po përfitojnë në kurrizin e atyre që punën e bëjnë me nder e me vullnetin e mirë.
Nga eksperienca e BB ti ke shumë pakënaqësira, por njëkohësisht je bërë shumë i njohur për shqiptarët kudo që ata jetojnë dhe shikon se të vlerësojnë. Si përfundim cili është bilanci i tërë kësaj eksperience?

Saturday, October 30, 2010

liqeni i ohrit

Liqeni i Ohrit është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në botë. Ai gjendet në një lartësi mbidetare prej 695 metrash dhe ka një sipërfaqe prej 349 km². Pika më e thellë e liqenit është 289 metra. Pjesa më e madhe e liqenit i përket Maqedonisë, kurse pjesa tjetër i përket Shqipërisë. Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni dhe Pogradeci në Shqipëri.

 

Liqeni i Ohrit furnizohet me ujë nga burimet e shumta përreth. Një nga burimet më të mëdha gjendet pranë kufirit shqiptaro-maqedon pranë Manastirit të Shën Naumit në Maqedoni. Aty buron uji që vjen nga liqeni i Prespës, niveli i të cilit është 200 metra më i lartë se ai i liqenit të Ohrit. Në anën e Shqipërisë gjendet gjithashtu një burim i madh në parkun e Drilonit pranë fshatit Tushemisht. Uji largohet nga liqeni në drejtim të Veriut nëpërmjet lumit Drini i Zi, i cili rrjedh permes qytetit të Strugës.

 

Liqeni i Ohrit
Liqeni i Ohrit llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në mbarë botën. Mosha e tij llogaritet të jetë 2 deri më 5 milion vjet. Liqeni u krijua nga një shembje e tokës. Këtë e vërtetojnë aktivitetet e shumta tektonike si dhe ekzistenca e një mali prej 100 metrash nën nivelin e liqenit.liqeni i ohrit eshte nje nga terheqjet e shumta per turiste vendas dhe te huaj

 

Liqeni i Ohrit është shtëpia e shumë kafshëve endemike, të cilat vijnë vetëm në ujërat e tij. Në liqen rriten 40 specie të rralla, ndër më të njohurat dhe ekonomikisht më të rëndësishmet është peshku i pastër i llojit Salmo letnica, (Korani), "Salmothimus ohridanus",(Belushka).
Një pjesë e Bregut të liqenit së bashku me qytetin e Ohrit është emëruar nga UNESCO si trashëgimi botërore.
 

Monday, October 25, 2010

feja

Feja është marrdhënia që vendoset mes një personi dhe një apo më shumë hyjnish ose fuqish mbinatyrore dhe mes njerzve që ushtrojnë të njëjtin kult; me fjale te tjera mund te percaktohet si nje përçim tejnatyror (metafizik) te ndare e te koduar dhe te trashëguar ne brendesine e nje bashkesie shoqerore. Nevoja fetare është e pranishme ne çdo kulture ne trajta te dukshme nga rite qe kane nje vlere shoqerore e munden pak a shume te kene nje permbajtje etike (udheheqja e sjelljes se brendshme) dhe filosofike (dhenie pergjigjesh pytjeve gjithesinore

budizmi

Budizmi është fe botërore dhe filozofi jetësore e përhapur kryesisht në Azi. Budizmi mbështetet në mësimet e Gautama Budës, i cili jetoi në shek. V p.K. mes Nepalit e Indisë Veriore dhe te tom titi.Budizmi lindi në Indi në kastën Kshatrije (kastë e luftëtarëve). Themelimi i budizmit lidhet me emrin e princit Gautama nga familja Sindarta, më vonë i quajturi Buda (i zgjuari, i arsimuar). Është injohur edhe me emrin Sakja Muni (murg, i urti nga fisi Sakja ). Emri i tij personal Gautama si zakonisht përmendet vetëm në burimet jo budistike, ndërsa burimet budistike përmendin vetëm emrin Buda. Sipas të dhënave në të cilat nuk mund të dishohet,ai është i lindur në vitin 557 para Isaut a.s. U rritë dhe u edukua në pallatin prindëror, ngase babi i tij ishte sundimtar indan. Ishte i martuar dhe pati gruan dhe një djalë. Qysh në këtë kohë tregoi mosinteresim për jetë. Në moshën 23 vjeçare ra në një krizë morale dhe duke u gjetur në një depresion të fortë në një shëtitje hasi në një plakë të mbetur, njeri të sëmurë, pas këtij në një njeri të vdekur dhe më në fund në një asket (murg-dervish, njeri i larguar nga kjo botë).Nga tri rastet e para përfundoi se “asgjë nuk vlenë, rinia për arsye se e shkatron pleqëria” as “shëndeti për arsye se e shkatron sëmundja”, as “jeta për arsye se e shkatron ate vdekja “, por mbetet i vetmi dinjitet të cilin e hasi në fytyrën e murgut-të urtit.
Pas kësaj Gautama e pa se jeta është e vështyrë dhe e mundishme dhe kështu vendosi ta lëshojë pallatin. Me vjedhuri hyri në dhomë ku flenin gruaja dhe djali në mënyrë që t’i sheh për herë të fundit. Këtë ndarje nga bota dhe familja, budistët e quajnë “mohim madhështor”. Pas kësaj ai ia mësyti shkretëtirës “Gaja” me shpresë se atje do ta gjejë të vërtetën mbi jetën dhe gjithçka që ekziston. Pas gjashtë apo shtatë viteve vuajtjeve dhe mundimeve arriti t’i fusë nën sundimin e vet (djallëzit ) dhe një natë në lindje të indisë në vendin Bud’ha Gaja papritmas depërton në të “Vërtetën sekrete “. Pasiqë të bëhet Budë filloi predikimet e mësimeve të veta dhe së pari takohet me pesë asketikë të cilëve ua mëson mësimet e veta. Këto më vonë u quajtën pesë nxënësit e parë të Budës.
- Edhe pse budizmi u shfaq ne shek. VI p.e.s., libri nuk u shkrua deri në shek. II të e. s. Gjatë tetë shekujve të ekzistimit budizmi u përhap dhe u mësua me mësim gojor. Libri quhej Tipitaka ose Tripitaka që d.m.th. se është trepjesësh apo trilogji. Është e shkruar në gjuhën Pali dhe Sanskrite dhe është shkruar në Shri Lankë (ishull i Indisë, emri i tij i vjetër është Ceylon). Tipitaka është karakteristikë e theravada budizmit, ndërsa pos kësaj qenë edhe disa përmbledhje librash si: Sutra dhe Tantra. Sutrat janë karakteristikë e Mahayana budizmit, ndërsa Tantra është karakteristikë e Vajrayama budizmit.
- Shenjat mbinatyrore të Buddhës ishin gjithsej 32. Kishte një beng me qime në mes të vetullave (urna); kishte një gungë mbi kokë, si shenjë e urtësisë (ushnish); veshët e zgjatur sepse 29 vjet kishte bartur vathë t rëndë; kishte 40 dhëmbë. Pozita meditative e tij ishte: i ulur këmbëkryq me shputa përpjetë. Kishte pas kokës një Aureolë që simbolizon arritjen hyjnore (rrasmi), e cila ishte gjashtë ngjyrëshe (kishte diametër 6 m). Shputat e tij ishin të një gjatësie dhe të rrafshët, në to kishte nga një sfastikë si simbol i lumturisë. Ndërsa paraqitjet figurave të Buddhës fillojnë në shek. II p.e.s.

krishterizmi

Krishterimi është fe e ngritur sipas mësimeve dhe të dhënave nga Jezus Krishti i cili predikonte se Perëndia është një krijuese dhe shpëtimtare e botës dhe Jezusi, biri i tij. Fjala "Krisht" rrjedh nga greqishtja që do të thotë "i mirosuri, i vajisuri" dhe, barazvlerësi i saj në hebraisht është titulli «mesia», që shpreh veprimin nëpërmes të cilit Perëndia është shndërruar në shpëtimtare e njerëzmit mbi tokë nga e keqja dhe vdekja. Sipas të krishterëve, Jezu Krishti, ishte mesia i paralajmëruar apo i pritur mbi tokë që bëri një "Kurorëzim të Ri" (Besëlidhje të Re) në mes njerzimit dhe Perëndisë. Krishterimi është fe e ngritur në bazat e judaizmit duke shpallur se Krishti do t`i përmbushë veprat e Abrahamit, Moisiut e të profetëve, duke fuqizuar vazhdimin e Besëlidhjes së Vjeter dhe Besëlidhjes së Re.
Numri i të krishterëve vlerësohet të arrijë në 2,1 miliardë njerëz, apo 33 % të popullsisë botërore në vitin 2007.
Krishterimi është feja më e madhe në botë me mbizotërim në Evropë, Amerikën e Jugut dhe të Veriut, Afrikën e Jugut, Filipinet dhe Oqeani. Ai po rritet shpejt gjithashtu në Azi, veçanërisht në Kinë dhe Korenë e Jugut, Afrikë dhe në Lindjen e Mesme.

kurani dhe femija

Edukimi i fëmijëve ka një rol të pazëvendësueshëm në edukimin e një shoqërie, sepse ata janë ardhmëria e saj dhe ardhmëria e një vendi. Shkolla e parë në të cilën edukohet fëmija, është shtëpia e tij, ose më konkretisht, prindërit e tij, prandaj në mendjen e tij të pastër nguliten fotografitë e para të edukatës konkrete, të cilat i sheh dhe i përjeton në familjen e tij.
Imam Gazaliu thotë: “Fëmija është emanet tek prindërit e tij, zemra e tij është e dëlirë dhe e ndritur, e pastër nga çdo gërvishtje, e cila i nënshtrohet çdo mësimi. Nëse edukohet në mirësi, do të jetojë me të, dhe prindërit e tij do t’i bëjë të lumtur në këtë botë dhe në Botën e ardhme, sepse çdo i mësuar ka mësuesin dhe pedagogun e tij. Ndërsa, nëse mësohet në mëkate dhe nuk përkujdesemi për të, ashtu siç nuk përkujdesen kafshët për të vegjlit e tyre, do të jetë mëkatar dhe i dëmshëm, madje mëkati i tij do të
vihet mbi supet e kujdestarit të tij”.1
Pejgamberi a.s. ka thënë: “Çdo fëmijë lind në natyrshmërinë e pastër të Islamit, mirëpo prindërit e bëjnë hebre, zjarrputist ose të krishterë”.
Çështja e parë që duhet t’i mësojmë fëmijës, është besimi në Allahun e Lartësuar, se Ai është Zot, Krijues Suprem i gjithësisë dhe i njerëzimit. Pastaj duhet t’i mësojmë Kur’anin nga fëmijëria e hershme, duke i rikujtuar se Kur’ani është Fjala e Allahut xh.sh. drejtuar njerëzimit, është kushtetutë dhe legjislacion për besimtarët, ashtu që të edukohet sipas frymëzimit dhe dritës së tij, dhe të mbërthehet në mendimet dhe shqisat e tij. Me një fjalë, fëmija duhet të zhvillohet dhe të rritet me dashurinë ndaj Kur’anit, të lidhet me të, të zbatojë urdhrat e tij dhe të largohet nga ndalesat e tij, si dhe të edukohet në edukimin dhe moralin e tij.
Ndërsa Sujutiu thotë: ”Mësimi i Kur’anit për fëmijët është prej bazave të Islamit, në të cilin edukohen fëmijët me dëlirësi dhe natyrë të pastër, e urtësia të futet në zemrat e tyre, para se ajo të udhëhiqet nga epshet e mëkateve dhe devijimeve”.2
Pejgamberi a.s. nxiste besimtarët që të edukonin fëmijët e tyre në leximin e Kur’anit, për se u thoshte: “Edukoni fëmijët në tri veti: të duan Pejgamberin a.s., familjen e tij dhe leximin e Kur’anit, sepse me të vërtetë bartësit e Kur’anit (hafëzët) do të jenë nën hijen e arshit të Allahut, atë ditë kur nuk do të ketë hije përveç hijes së Tij, ku do të qëndrojnë me pejgamberët dhe të dashurit e Allahut xh.sh.”.
Këtë porosi të Pejgamberit e ndoqën myslimanët që nga gjeneratat e para, prandaj ishin të kujdesshëm në udhëzimin e fëmijëve të tyre për të mësuar Kur’anin, si dhe praktikimin e urdhrave dhe ndalesave të tij.
Transmetohet se ibn Abasi një personi i kishte thënë: “A të tregoj një hadith, i cili do të të gëzojë? Tha: Po. Ibn Abasi tha: Lexo “tebareke ledhi bijedihil mulk” (suretul Mulk), ua mëso bashkëshortes dhe të gjithë fëmijëve të tu, si dhe fëmijëve të shtëpisë (nipave e mbesave), dhe fëmijëve të fqinjit tënd, sepse kjo sure është shpëtimtare dhe mbrojtëse, e cila do ta mbrojë lexuesin e saj Ditën e Gjykimit tek Allahu, dhe do të kërkojë që ta shpëtojë atë nga ndëshkimi i zjarrit.
Ndërsa Pejgamberi ka thënë: “Do të kisha dashur që kjo sure të jetë në zemrën e çdo personi të Ymetit tim”3.
Ibn Abasi r.a. krenohej se e kishte lexuar Kur’anin si fëmijë në kohën e Pejgamberit alejhi selam, për se thotë: Pejgamberi alejhi selam vdiq kur unë
isha 10 vjeç, ndërsa unë vetëm sa e kisha lexuar tërë Kur’anin. Prandaj, leximi i Kur’anit nga fëmijët është shkak i ngritjes së sprovave dhe ndëshkimeve nga familja, si dhe nga shoqëria në tërësi.
Transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Allahu nuk dëshiron të dërgojë ndëshkim të caktuar mbi një popull, përderisa dëgjon ndonjë fëmijë duke lexuar “Elhamdulilahi rabil alemin” (Falënderimi I takon Allahut, Zotit të botëve). Allahu subhanehu ve teala, gjersa e dëgjon këtë, nga ai popull ngre ndëshkimin për 40 vjet, për shkak të këtij fëmije.


Shpërblimi i prindërve nëse u mësojnë Kur’anin fëmijëve të tyre

Nga sa u cek më lart, shohim se prindërit do të shpërblehen dhe do të gradohen në pozita të larta, nëse ua mësojnë Kur’anin fëmijëve të tyre. Transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ai që lexon Kur’an, mëson
dhe punon me të, Allahu –xh.sh. në Ditën e Gjykimit do t’u vërë prindërve të tij një kurorë nga drita (nuri), e cila do të shndrisë sikurse Dielli, dhe do t’u veshë dy rroba të bukura që vlejnë më shumë se kjo botë, ndërsa ata do të pyesin: Përse e merituam këtë? Do t’u thuhet: Për shkak se fëmija juaj përfitoi nga Kur’ani”.
Lusim Allahun xh.sh. që të arrijmë këtë kurorë dhe veshjen e saj Ditën e Gjykimit. Prindërit duhet të mundohen patjetër që fëmijës, gjatë leximit të Kur’anit, t’i shpjegojnë dhe komentojnë sipërfaqësisht e thjesht atë që lexon ai në Kur’an, në mënyrë që kuptimet kur’anore të thellohen dalëngadalë në zemrën dhe mendjen e tij. Disa mendojnë se fëmija është i vogël dhe nuk kupton, ose nuk ka nevojë t’i jepet rëndësi e madhe kësaj kohe për shkak të moshës që ka, mirëpo ajo që shohim nga praktika e myslimanëve të parë, dhe kjo është vërtetuar në psikologjinë bashkëkohore, - është se fëmija, çuditërisht, ka mundësi të përmbledhë njohuri dhe informacione, ashtu siç ka
mundësi të përmbledhë një kompjuter i kohës së sotme.
Kjo vërtetohet nga ajo që transmetohet se Ibn Abasi ka thënë:” Më pyetni për suren Nisa, sepse e kam lexuar (mësuar) kur isha i vogël”.


Ndikimi i Kur’anit tek fëmija

Kur’ani ka një ndikim të mahnitshëm në shpirtin e njeriut në përgjithësi, por ndikimi i tij është më i madh kur zemra dhe brendësia e tij është më e pastër. Ndërsa fëmija është njeriu më i pastër në brendësinë e tij, prandaj edhe ndikimi i Kur’anit tek ai është shumë më i madh. Nëse shikojmë ajetet dhe suret mekase, shohim se ato janë të shkurtra e përmbledhëse, trajtojnë tema me pak fjalë, janë më të lehta për t’i mbajtur në mend dhe ndikimi i tyre është jashtëzakonisht i lartë, e të gjitha këto përshtaten me shpirtin e vogël të fëmijës, prandaj edhe këshillohet që fëmijëve në fillim t’u lexojmë dhe t’ua shpjegojmë më shumë këto sure.


Disa këshilla për mësimin përmendsh të Kur’anit

Mësimi përmendsh i Kur’anit duhet të fillojë qysh në moshën e vogël, duke filluar nga suret e shkurtra për të kaluar tek ato që janë më të gjata.
Imam Shafiu thotë: “Kur’anin e kam mësuar përmendsh kur isha 7 vjeç”. Madje është shumë e arsyeshme që fëmija të fillojë të mësoj pjesë nga Kur’ani qysh në moshën 3 vjeç.
Ebu Asim, njëri prej kolosëve të Islamit, thotë: “Rekomandohet që fëmija të fillojë të mësojë Kur’anin dhe hadithin nga mosha 3 vjeç”.4
Prindërit në fillim fëmijës duhet t’ia mësojnë suret e shkurtra të Kur’anit,sepse kjo është më inkurajuese për të. Dhe, nëse nuk kanë mundësi, atëherë duhet të gjejnë një mësues të përshtatshëm, i cili ka urtësi dhe përvojë në edukimin dhe mësimin përmendsh të Kur’anit për fëmijët.
Fëmija duhet të nxitet dhe të përgatitet moralisht për të mësuar Kur’anin përmendsh, madje rekomandohet edhe inkurajimi material, në mënyrë që fëmija të ketë vullnet sa më të madh për ta mësuar Kur’anin përmendsh. Mësuesi i fëmijës duhet të shpërblehet për punën e madhe që bën. Kështu kishte vepruar Ebu Hanife kur Hamadi, djali i tij, kishte mësuar suren Fatiha, dhe ai kishte shpërblyer mësuesin e fëmijës së tij me 500 dërhemë kur një dash blihej me një dërhem,e mësuesi ishte prekur nga ajo shumë e madhe, dhe i paska thënë se nuk i kishte mësuar fëmijës veçse suren Fatiha. Ndërsa Ebu Hanifja i paska thënë: ”Mos nënvlerëso atë që i mësove fëmijës tim, sepse, sikur të kisha më shumë, do të të kisha dhënë ende”.5
Rekomandohet që fëmija të shpërblehet gjatë leximit ose mësimi përmendsh të Kur’anit. Këtë e vërteton ngjarja e Salahudin Ejubit, i cili, para një beteje, kishte dalë të shëtiste në mesin e ushtarëve të tij, kur papritmas kishte parë një fëmijë duke lexuar Kur’an bukur e rrjedhshëm para babait të tij. Për këtë arsye ai atyre u caktoi ushqim të veçantë nga ushqimi i tij, dhe gjithashtu fëmijës dhe babait të tij u dhuroi një pjesë të kopshtit të tij.6
Prindër të dashur, fëmija në kohën tonë ballafaqohet me sprova të ndryshme bashkëkohore, si në shtëpi, në rrugë, në shkollë e gjetiu, shumica e të cilëve janë në kundërshtim me parimet kur’anore dhe metodologjinë e tij. Prandaj, fëmija duhet të mësohet të sakrifikojë në rrugën e Allahut dhe të qëndrojë pa u lëkundur në programin dhe metodologjinë islame. Dhe mu në këtë gjendje, do të arrijë të shijojë ëmbëlsinë e imanit dhe do të ngrihet lart me devotshmëri. Kështu, përveç kujdesit që duhet të kemi ndaj fëmijëve, gjithashtu duhet t’i nxisim ata në rrugë të mirësisë, duke u sjellë shembuj praktikë nga jeta e fëmijëve që kanë jetuar në kohën e Pejgamberit a.s. dhe të gjeneratave të arta, në mënyrë që të ketë model se si duhet të sakrifikojnë, dhe si duhet t’i përkushtohen rrugës së drejtë islame, duke mos iu frikësuar askujt përveç Allahut xh.sh..

femijet dhe lojrat

Fëmijët dhe adoleshentët shqiptarë, ndryshe nga prindërit e tyre, po rriten në një periudhë zhvillimi teknologjik, ku format e argëtimit dixhital shtrihen përtej televizioneve. Shumë prej tyre e shohin ekranin televiziv vetëm si një nga disa prej mundësive të argëtimit, e pse jo një formë disi të vetmuar – informacioni dhe argëtimi u është destinuar vetëm atyre, pa u dhënë mundësinë të rinjve që të reagojnë apo të përgjigjen. Në këtë mënyrë, shumë adoleshentë zgjedhin të kalojnë kohë duke naviguar faqet e internetit në kompjuterat e tyre në shtëpi apo në kafe-internetit. Këto të fundit deri më sot jane të parregulluara me ligj, duke i dhënë adoleshentëve nën moshë akses të paktrolluar në çdo lloj faqeje, duke përfshirë edhe ato pornografike. Ca të tjerë luajnë bashkarisht në një kategori të gjerë, të quajtur videogames. Megjithëse pak është shkruar për këtë industri botërore – po është një industri e tërë – në shtypin shqiptar përhapja dhe popullariteti i saj është në rritje. Videogames ndahen në dy kategori të mëdha: lojra që bëhen për t’u luajtur në kompjuter apo internet (PC/Online games) dhe ato që luhen në pajisje me konsol si PlayStation, Xbox apo Nintendo. Këto lloj pajisjesh, në veçanti, kanë një përhapje relativisht të madhe në Shqipëri, sidomos mes djemve. Popullariteti i tyre shpjegohet nga fakti që ato janë disa herë më të lira se kompjuterat (15,000 – 20,000 lekë të reja), duke iu dhënë mundësinë prindërve “të bien viktimë” e lutjeve pafund të fëmijëve të tyre. Për të blerë një lojë të re kushton 200 – 1000 të reja, kështu që mundësitë për të luajtur lojëra të ndryshme janë të mëdha. Për më tepër, ato shumë shpesh mund të luhen nga një deri në gjashtë lojtarë njëkohësisht, duke krijuar një ambjent dinamik mes shokësh. Së fundi, interneti apo linjat telefonike nuk janë të domodoshme, megjithëse ata që i kanë mundësitë t’i lidhin ato me internetin mund të luajnë të njëjtat lojra me lojtarë që gjenden në vende të ndryshme të rruzullit tokësor.

lekura

Lëkura e të porsalindurit është shumë e ndjeshme dhe delikate. Për këtë
arsye, një kujdes i mirë ndaj lëkurës është thelbësor për shëndetin dhe humorin e mirë të tij.
Pse ka rëndësi thatësia për shëndetin e lëkurës së fëmijës tuaj?
Fëmija që mban pelenë është i prirur të ketë probleme me lëkurën. Irritimi i lëkurës mund te jetë shqetësues për fëmijën,
për këtë arsye duhet t’i kushtoni kujdes të veçantë lëkurës së tij. Shumë lehtë mund të vëreni këtë sëmundje të zakonshme:

kulla Eifel

Kulla Eifel, monumenti simbol i kryeqytetit francez mbush 120 vjet nga dita e krijimit të saj. Me këtë rast është hapur një ekspozitë për historinë e kësaj kulle. Ndërsa në qiell janë ngritur 1200 balona për të festuar këtë përvjetor. 
<!--[if !supportLineBreakNewLine]-->Kulla Eifel, simboli kryesor i Parisit dhe Francës në përgjithësi mbush plot 120 vjet nga dita kur ka pritur vizitoret e saj të parë. Me këtë rast një ekzpozitë është hapur e titulluar “Historitë e kullës së Eifelit”, ku janë shfaqur fotografi, ilustrime dhe prezantime interaktive që tregojnë për ndërtimin e kullës dhe vendin që ajo zë në histori.
Kulla e Eifelit ngrihet 324 metra mbi Parisin. E quajtur ndryshe Zonja e Hekurt, ky monument është krijuar nga inxhinieri parizien Gustaf Eifel dhe është nmdërtuar për ekzpositën universale të vitit 1889. Kryebashkiaku i Parisit Bertran Delano ka vizituar në këtë përvjetor Kullen Eifel.
Ndërkohë për të festuar 120 vjetorin e kullës janë ngritur në ajër rreth 1200 balona. Më shumë se 6 milionë njerëz vizitojnë çdo vit këtë monument. Në fund të vitit 2008 është regjistruar një shifër totale prej 244 milionë vetësh që kanë vizutuar këtë kullë që nga hapja e saj në vitin 1889.

bota bimore dhe bota shtazore

Bimesia dhe bota shtazore
Bimesia
Ne Evrope vendi jone radhitet ne vendet me llojshmeri bimore me te madhe, qe lidhet me ndryshimin e klimes, te tokave, te relievit etj. Ne rajonet perendimore dhe bregdetare mbizotrojne llojet mesdhetare te bimesise si: mareja, shqopa, ilqja, etj.,kurse ne brendesi te tyre, bimet e Evropes Lindore dhe Qendrore si: dushku, ahu, bredhi, pisha e zeze etj. Gjithashtu jane te shumta bimet endemike, pra bimet qe riten vetem ne vendin tone.
Per shkak te mbizotrimit te relievit kryesisht kodrinoro-malor, qe kushtezon ndryshime te dukshme te klimes dhe te faktoreve te tjere, bimesia eshte e shkallezuar ne drejtimin vertikal ne kater breza: brezi i shkureve dhe i pyjeve mesdhetare, brezi i dushqeve, brezi i ahishteve dhe i haloreve dhe brezi i kullotave alpine.

Brezi i shkureve dhe i pyjeve mesdhetare
Ky brez gjendet ne 700m lartesi, ne trevat perendimore dhe jugperendimore. Zhvillimin me te madh e ka ne zonen e Camerise. Pjesen e poshtme te tije e zene shkuret me gjelberim te perhershem si: mareja, shqopa, xina, gjineshtra, dafina etj. Se bashku me keto shkurre rriten edhe disa drure te larte si: selvia, valanidhi, pisha e bute, pisha e eger etj. qe ne disa raste formojne pye te vogla. Pjesen e siperme te brezit te shkureve mesdhetare e zene shkuret qe i rrezojne gjethet gjate stines se dimrit si: shkoza e bardhe dhe e zeze etj.

Brezi e dushqeve
Ky brez shtrihet mbi brezin e shkureve mesdhetare deri ne lartesine 1000m. Ka perhapjen me te madhe se brezat e tjere bimor, sidomos ne brendesi te vendit. Bimet me karakteristike te ketij brezi bimor jane: disa lloje dushqesh, bliri, frasheri, melleza, panja, geshtenja etj.

Brezi i ahut dhe i haloreve
Ky brez shtrihet mbi brezin e dushqeve deri ne lartesine 1600-1800m Ahishtet duke kerkuar me shume lageshti, jane te perhapura ne veri dhe ne lindje te vendit tone dhe ne shpatet perballe veriut dhe lindjes. Ne shume zona ahishtet jane te perziera me haloret (bime qe e kane gjethen ne formen e gjilperes) si: Pisha, bredhi etj. Ne kete brez ndodhen pyet me te dendura, qe perbejne fondin kryesor te lendes se drurit.

Brezi i kullotave alpine
Ky brez shtrihet mbi brezin e ahut dhe haloreve, ku per shkak te temperaturave shume te uleta, rritet vetem bimesia barishtore dhe shume ralle shkuret e uleta. Zhvillimin me te mire bimesia barishtore e ka ne rajonet malore malore veriore dhe lindore.
Pyet me bimesi dhe bote shtazore me interesante jane shpallur parqe kombetare, ne te cilat eshte e ndaluar cdo lloj prerje dhe nderhyrje e njeriut. Ne sektore te caktuar te tyre mund te behen vetem vizita turistike per te shijuar natyren e paster. Parqe te tilla ne Shqiperi jane: Thethi, Lura, Llogaraja etj., ne Kosove: Berzovica, ne trevat shqipetare ne Maqedoni: Galliçica, Pelisteri etj.

Bota shtazore

Pozita gjeografike e trevave shqipetare, shumellojshmeria e pejsazheve gjeografike, pasuria bimore, relievi i coptuar dhe pasuria e ujrave te brendeshme dhe bregdetare kane krijuar kushte per zvillimin e nje bote shtazore te pasur dhe te larmishme, toksore dhe ujore.

Bota shtazore tokesore
Kjo bote perbehet nga gjitare te llojeve te ndryshme, si: urithi qe gjendet ne zonat kodrinore dhe ne fushat bregdetare, lakuriqi i nates qe jetone ne koloni te medha ne shpella dhe zgavra, Ujku, dhelpra, cakalli, shparthi, qe jetojne ne brezin e dushkut dhe te ahut. Zardafi dhe kunadhja rriten ne zonat pyjore te larta, ariu i murem rritet ne pyet e dendura te dushkut, ahut dhe pishes, macja e eger ne pyet e larta etj. Mjafte te perhapur jane gjitaret barengrenes si: derri i eger ne zonen e ahut dhe te dushkut, lepuri i eger ne zonen fushore e kodrinore me shkure. Me rralle gjendet kaprolli ne brezin e shkureve, ne dushkajat dhe ahishtet, si dhe dhija e eger ne brezin e kullotave alpine te disa maleve te larta.
Te shumellojshme jane shpendet shtegetare dhe te perhershem. Ndermjet tyre ka edhe shpende te rralle me vlere te vecante si: Pelikani kacurel ne lagunen e Divjakes, kurse ne lartesite e maleve gjendet shqiponja.
Ne ujrat bregdetare gjenden lloje te ndryshme peshqish si: sardelja, qefulli, lavraku, kocja, merluci etj., kurse ne ujrat e brendeshme trofta, korani dhe belushka ( liq. Ohrit) qe dallohen per mishin e shijshem, dhe shume peshq te tjere si: krapi, skobuzi, mustak, pendkuqi, klenji, ngjala etj. Ne ujrat e vendit tone gjenden dhe disa gjitare si: delfin, viderz etj.

Mbulesa bimore dhe bota shtazore e vendit tone eshte shme e larmishme. Veprimtaria e njeriut i ka demtuar dhe shkateruar ato ne shume zona, duke rrezikuar

historia e skenderbeut

Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës malazeze Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405, u morr peng nga pushtuesit turq që në moshë të mitur dhe u dërgua në oborrin e sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit (icogllanëve) që përgatiste komandantë e nënpunës.
Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskender (Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej. Ai nuk e harroi kurrë Atdheun e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Për mëse 12 vjet (1426-1438) ishte në Shqipëri. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare.
Megjithatë Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer përfundimisht në Shqipëri, deri në vitin kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.
Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkembja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare.
Fjalimi i Skënderbeut nxiti frymën atdhedashëse. Kryengritja çlirimtare u bë e përgjithshme. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone.

Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës.

Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë.

I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rrjesht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali.


[redaktoni] Debat rreth prejardhjes dhe vendlindjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Tek "Sheshi Skënderbeu" në TiranëFatos Daci mendon se Gjergj Kastrioti u lind në Dibër, më 6 maj 1405. Ai argumenton kështu në një artikull në gazetën Shekulli, të datës 22 korrik 2006.

Debatit interesant në Kontaktin e Shekullit, unë i bashkangjis këto fakte në mbështetje të tezës se Skënderbeu është nga Dibra.... Është fakt historik se Skënderbeu u kthye në Shqipëri nga Beteja e Nishit, më 3 nëntor 1443 dhe me 10 nëntor 1443 mbërriti në Dibër.... Ja si e shpjegon Marin Barleti ardhjen e Skënderbeut nga Nishi: “dhe në fshehtësinë më të madhe (pasi braktisi fushëbetejën e Nishit, më 3 nëntor 1443) në të shtatën ditë arriti në Dibër”, se “atë vend e njihte dhe e donte shumë Skënderbeu, për besnikëritë dhe trimëritë e shumta dhe të shënuara që banorët kishin treguar për hir të mbretërisë së t’et, Gjonit, kur atij i binte në qafë otomani”, prandaj “pothuaj e gjithë rinia, sikur të mos kujdesej për gjë tjetër, i kishte rrëmbyer armët dhe po i shkonte pas Skënderbeut dhe e quajtën shpëtimtar të tyre”. Sipas këtij burimi, Gjoni kishte jetuar dhe kishte luftuar së bashku me dibranët dhe jo me të tjerë.

Fjalori Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave të RPSSH, veçmas Aleks Buda: “Më vonë (Kastriotët e Hasit – F.D.) i shtrinë zotërimet drejt Jugut, ku Pal Kastrioti, gjyshi i Skënderbeut, zotëronte fshatrat Sinë dhe Gardhi i Poshtëm dhe mandej dy Dibrat”. Pra, në këtë kohë Mati nuk ishte zotërim i tyre, se Mati është bërë vonë pjesë e principatës së Kastriotëve... Gjon Muzaka, mik dhe bashkëluftëtar i Skënderbeut, në kujtimet e tij, shpjegon bindshëm se Gjon Kastrioti kishte pasur zotërime të tij vetëm Sinën dhe Gardhin dhe se aty e askund tjetër, lindi Skënderbeu: “Ta dini, se zoti i gjyshit Skënderbej quhej Pal Kastrioti, i cili nuk kishte zotërime të tjera veç Sinës e Gardhin dhe prej tij lindi Gjon Kastrioti dhe prej tij, zoti Skënderbej”. Edhe Haki Stërmilli, për historinë e Kastriotëve rreshton gjithë ato argumente bindëse, përse Skënderbeu ishte dibran: Kristo Frashëri: “Në vitet e para të shekullit XV”: “Duket, se familja e Gjon Kastriotit banonte herë në Kastriot e herë në Sinë”, pra në periferi të Peshkopisë së sotme. Përsëri, humanisti shkodran, Marin Barleti, thotë se: "jo vetëm Skënderbeu, kur u kthye nga Nishi, në Dibër, i njihte dibranët, por edhe dibranët e njihnin Skënderbeun. Prandaj ai u kthye në Dibër pa luftë, si në shtëpinë e tij dhe qysh të nesërmen, në mëngjes, ai u shoqërua nga qindra dibranë për të marrë me dredhi Krujën”. Haziz Ndreu, studiuesi dhe mbrojtësi fanatik i idesë, se Skënderbeu pa asnjë dyshim është dibran, në librin e tij Dibra në udhën e historisë, shkruan: “I ati i Gjergjit, Gjon Kastrioti, doli më vonë nga Sina dhe u vendos në Kastriot, ku i kishte mundësitë për t'u zgjeruar më shumë me zotërimet e tij. Në krye të fushës së Kastriotit, ndërtoi kullën që përmendëm më sipër. Si më i aftë, Gjoni filloi menjëherë të fusë në dorë tokat përreth, të zgjerojë pronat e tij, ndërsa familjen vazhdonte ta mbante në Sinë. Më vonë, ashtu siç thuhet edhe në histori, ai e shtriu sundimin e tij në krahinën e Dibrës, pastaj edhe në atë të Matit”. Studiuesi Rakip Sinani: “Princi, Gjon Kastrioti, kishte shtëpi banimi në Sinë, kullë në Kastriot dhe vendbanim në kështjellën e Varoshit, të Gurit të Bardhë dhe në Krujë”. Flamur Hadri, Prishtinë: “Pikërisht, në lagjen Shërgjerth të fshatit Sinë, lindi më 1405 Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili sipas traditës popullore, u rrit në lagjen Çeliasë të fshatit Kastriot”.

Po, kur është shfaqur vendbanimi qytet-kalaja KASTRIOT në Dibër? Të gjithë të tjerët e dinë, që Kastrioti ekziston (në dokumente) që nga shekulli XIII. Fjalori Enciklopedik Shqiptar (botim i Akademisë së Shkencave të Republikës Shqipërisë, viti 1985, thotë në mënyrë të prerë, se Kastrioti “në shekullin XIII ishte pronë e Kastriotëve” (zëri “Kastrioti”, fq. 460). Kastriotët u quajtën Kastriotë dhe nuk u quajtën as matjanë, as shtjefnarë. Gjon Kastrioti, thirrej Gjon Dibrani (dhe nuk thirrej në asnjë rast Gjon Matjani a Gjon Mazrek Hasjani. Prof. Kristo Frashëri, dëshmon se Gjon Kastrioti thirrej Gjon Dibrani, kur shkruan se: “bashkëkohësi i Heroit, R.Volaterrano, e quan të jatin e Skënderbeut, Gjon Dibra ose Gjon Dibrani”. (Flamur Hadri-Prishtinë: “Historia Shqiptare mbi personalitetin e Skënderbeut”, Studime Historike nr.1, fq.126) Kastriotët janë të pranishëm në Dibër, gjegjësisht në Sinë, që më përpara vitit 1467 dhe këtu gjenden të paktën 8 breza, në një hark kohor prej 250 vjetësh… Gjithashtu, Hahn në librin “Udhëtim nëpër viset e Drinit e të Vardarit”, në faqen 53, paragrafi I, rreshtat 18,19 e 20, shkruan: “...gjyshi i Skënderbeut, nga ana e familjes së tij, zotëronte në Mat, vetëm dy fshatra, të cilat quheshin Sinja dhe Gardhi i Poshtëm (Gardi Poschtere)”. Si i pari dhe i dyti, thonë ekzaktësisht fshatrat që zotëronin Kastriotët, por gabojnë kur përcaktojnë vendin se ku ndodhen vërtet ata.

Ja dhe një argument tjetër, ku toponomastika vërteton lidhjet e Kastriotëve me Dibrën: Fshati Kastriot ndodhet 8 km në verilindje të qytetit të Peshkopisë. Ndërsa qytet-kalaja e Kastriotit, ndodhet në verilindje të Fushës së Kastriotit, në dy anët e përroit e deri ku mbaron lugina, te mëhalla e Përgjegjit të sotëm dhe kishte dy mëhallë: Çeliasë në të djathtë e tjetra në të majtë, ku edhe sot ka themele muresh që quhen “Nures e Troja” (Haziz Ndreu: "Dibra në udhën e historisë", fq. 10). Këtu gjendet edhe vendi që vendësit e thërrasin asaj dite e sot, “Kulla e Gjonit”. Rreth 20 metra më larg, gjendet një arë rreth tri dynym tokë, që quhet “Ograja e Gjonit”. Ngjitur me kullën, në anën veriperëndimore, është “Kopshti i Gjonit”. Në mes të tij, është “Pusi i Gjonit”. Ndërsa, rreth 400 metra më larg, është kisha e Kastriotit. (Haziz Ndreu: po aty). Karshi Kastriotit, në të majtë të Drinit, rreth 6 km, ndodhet sot Sina e Poshtme dhe 2 km më larg, katundi Sinë e Sipërme. Në Jug të dy Sinave, jo më larg se 4 km prej tyre, përmenden vendet Gardhi i Poshtëm dhe Gardhi i Epërm, ndërsa 6 km në veri të tyre, ndodhet Çidhna e Poshtme. Këto i ndan Lumi i Setës. Në mes të Çidhnës dhe dy Sinave, jo më shumë se 5 km në mes të Runjës, Gur-Lurës dhe Majës së Pllajës së Sinës, mes grykash e thepinash, ngrihet një shkëmb, i padukshëm nga larg, ku ndodhet Kalaja e Çidhnës. Kjo lidhej me Stelushin, me një rrugë të fshehtë. Rreth kalasë ndodhet Kroi i Skënderbeut, Kodra e Topit etj. (H. Ndreu - i cituar më parë, fq.10-11) A ka ndokund tjetër brenda kufijve etnikë, një ansambël më të përkryer toponimastik sesa ky; gjithçka brenda një trekëndëshi me brinjë jo më të mëdha se 5 km, ku të jenë gërshetuar organikisht vendqëndresat luftarake, vendndejtjet; kopshti, ara, kroi, pusi, kisha, kalaja dhe të gjitha të lidhura me emrin e Skënderbeut dhe të Kastriotëve.

Gjergj Kastrioti, ka lindur në Kastriot, në kullën e Gjonit. Dhe, për mua, Gjergj Kastrioti ka lindur më 6 maj 1405, atë ditë që shumë treva shqiptare, ndër to, aq më shumë malësi si Lura, Çidhna e Malet e Dibrës, e festojnë si Ditën e Shëngjergjit. Madje, Lura e quan edhe Shëngjergjin e Skënderbeut. Unë shpreh habi, sesi deri më sot asnjë studiues, vendas apo i huaj, ndërsa kanë bërë lloj-lloj sajesash për bashkëngjitje, apo shqitje fjalësh, madje disa herë dhe të çuditshme dhe të papranueshme, kurrë nuk kanë thënë se Shëngjergji është Festa e Gëzimit të Madh, e lindjes së Gjergj Kastriotit. Shumëkush Shëngjergjin e lidh me një festë me origjinë fetare, duke thënë se Shëngjergji qenka festa e një shënjti të krishterë. Jo. Po të analizosh vetëm ritet që zbatohen ndër shekuj për këtë festë, arrin në konkluzionin që Dita e Shëngjergjit nuk ka karakter fetar. Gjatë kësaj dite, askund, në xhami apo në kishë, nuk zhvillohen rite e ceremoni fetare, siç ndodh në ditë të shënuara fetare të tjera si, Ditën e Bajramit, të Krishtlindjeve apo të Pashkëve. Zakonisht, në këtë ditë të shënuar bëhen vetëm lojëra të ndryshme popullore, që në ndonjë krahinë si, në Kala të Dodës, kjo lojë zhvillohet në formë beteje ushtarake, kur djemtë e një fshati u bëjnë karshillëk djemve të një fshati tjetër dhe ndeshen me gurë, të cilët i hedhin larg me bahe të bëra prej tyre me penj (eshte perdor fjal fyese). Në ditën e Shëngjergjit, njerëzit ngrihen më herët se ditët e tjera, ndezin zjarre të mëdha (mënyra këto tradicionale të shprehjes së gëzimit, sepse asokohe njerëzit nuk kishin as pushkë e as top, nuk kishin as fishekzjarre). Në Ditën e Shëngjergjit, tundin qumështin më të parë dhe sa më herët, etj. Gjithashtu, Dita e Shëngjergjit nuk koincidon me asnjë riciklim natyror, siç ndodh me Ditën e Verës, me Ditën e Sulltan Novruzit apo të Shëmitrit, etj. Pra, ky Shëngjergji ynë, nuk është as Shëngjergj fetar e as Shëngjergj natyror. Atëherë, me siguri, mbetet ditë e shënuar e për një figurë të madhe, siç është Skënderbeu.

fiset kryesore ilire

Ndër fiset më të përmendura ilire janë: taulantët, ardianët, dardanët, paionët, dalmatët, albanët, penestët, molosët, kaonët, thesprotët etj.

TAULANTËT. Banonin në zonën e Adriatikut, që nga lumi Vjosa, deri në prapatokën e Dyrrahut. Ky fis luajti një rol shumë të rëndësishëm në historinë ilire të shek. IV – III p.K., duke u vënë në krye të shtetit ilir, të cilin e kishin krijuar më parë enkelejtë. Në trevat e taulantëve më vonë shfaqet fisi i Albanëve dhe i Parthinëve.

ENKELEJTË. Banonin në krahinat përreth liqenit të Ohrit. Ata krijuan dinastinë e parë të mbretërisë Ilire, në fund të shek. V p.K. Një nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shek. IV ata nuk përmenden më. Në trevat e fisit të enkelejve përmenden edhe dasaretët. Enkelejtë kanë qenë peshkatarë të zotë.

DASARETËT. Janë një fis i madh në Ilirinë Juglindore. Njiheshin në lashtësi sidomos për prodhimin e drithërave të bukës. Një nga qytetet më të njohura ishte Pelioni (qyteza në Selcë të Poshtme të Pogradecit). Qytet tjetër i madh i këtij fisi ishte edhe Antipatra (Berati).

ALBANËT. Banonin në prapatokën e qytetit të Dyrrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgërdheshi i Krujës). Fisi i albanëve i dha emrin e vet shqiptarëve, gjatë mesjetës së hershme, kur ata njihen si albanë, arbër.

ARDIANËT. Fillimisht shtriheshin rreth gjirit të Rizonit dhe të lumit Neretva. Ardianët e shtrinë pushtetin e vet në të gjitha krahinat e tjera që më parë ishin nën sundimin e taulantëve. Ardianët luajtën një rol shumë të madh në luftërat kundër pushtuesve romakë, gjatë shek. III – II p.K., në kohën kur sundoi dinastia ardiane e Mbretërisë Ilire. Kryeqendra e ardianëve ishte Shkodra.

DARDANËT. Ishin fisi më i madh ilir që u vu në krye të Mbretërisë Dardane, në Ballkanin Qendror, kryesisht në Kosovë. Dy fise të tjera dardane të njohura ishin thunatët dhe galabrët. Qyteti më i rëndësishëm i dardanëve ka qenë Damastioni, i njohur si kryeqendër e nxjerrjes së metaleve. Dardanët përmenden si luftëtarë të fortë, xehetarë shumë të mirë, blegtorë dhe tregtarë të njohur.

PAIONËT. Fise ilire që banonin në luginën e sipërme të Vardarit në kufi me dardanët, duke u shtrir deri tek lumi Struma. Përmenden për herë të parë nga Homeri, si aleat të trojanëve. Në gjysmën e parë të shek.IV paionët krijuan mbretërin e tyre, e cila u detyrua t’u bëjë ballë për shumë kohë sulmenve të maqedonasve. Paionët prenë në shek.IV-II p.K. monedhën e tyre prej argjendi.

DALMATËT. Banonin në brigjet e Adriatikut. Ishin blegtorë të njohur, shquheshin për punimin e llojeve të ndryshme të veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika në shekujt e parë u përdor edhe nga aristokracia romake, prej nga kaloi edhe në veshje rituale kishtare. Qyteti më i njohur i tyre ka qenë Delmini.

PENESTËT. Banonin në luginën e Drinit të Zi e përreth saj. Përmenden për herë të parë në vitet 170 – 169 p.K. Luajtën rol të rëndësishëm në Luftën e Tretë Ilire – romake. Përfshiheshin në Mbretërin Ardiane. Kishin 14 qytete e kështjella, ndër të cilat përmenden Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenëse pranuan garnizone romake në qendrat e tyre, maqedonasit ua shkurtuan vendin.

MOLOSËT. Janë një nga tri fiset kryesore që banonin në qendër të Epirit antik dhe që luajtën rol shumë të rëndësishëm drejtues në historinë e lindjes dhe të formimit të shtetit të Epirit.

KAONËT. Ky fis epirot kishte shtrirje të gjerë, që nga lumi Thyamios (sot lumi Kallama), deri në luginën e Drinosit, në Gjirokastër. Kryeqendra e kaonëve, Foinike (Finiqi i Sarandës), në shek. III p.K. u bë kryeqendra e gjithë shtetit të Epirit. Qytet tjetër i madh i kaonëve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastrës).

THESPROTËT. Banonin në Epir, në jug të lumit të sotëm Kallama, deri në gjirin e Ambrakisë. Përmenden në shkrimet e lashta që nga shek. V p.K., si fis që sundoheshin nga dy kryetarë të zgjedhur çdo vit nga gjiri i parisë.

Fise të tjera të njohura janë edhe labianët (për rreth liqenit të Shkodrës), pirustët (në Mirditë) dhe parthiniet në ultësirën bregdetare të Adriatikut

ORIGJINAT E ILIREVE

                              
Popujt që u bënë më të njohur në historinë e lashtë të Ballkanit janë grekët, ilirët dhe trakët. Ilirët janë ndër banorët më të lashtë të Gadishullit Ballkanik. Ata janë autoktonë. Kulturën, gjuhën dhe tiparet antropologjike ilirët i formuan në vendin e tyre, në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, aty ku shkrimtarët antikë i përmendin në veprat e tyre.

Trevat e shtrirjes së popullsisë ilire janë mjaft të gjera; ato përfshijnë të gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, që nga degët e Danubit, lumenjtë Sava e Drava, në veri, e deri te Gjiri i Ambrakisë (Prevezë), në jug, kurse në lindje deri në Vardar. Grupe të veçanta ilirësh u vendosën edhe në Italinë e Jugur. Këto janë fiset mesapet dhe japige.

Emri etnik ILIR shfaqet në veprat antike që në shek. V p. K. Kurse emrat e disa fiseve ilire fillojnë e përmendën që në shek. XII nga Homeri. Por koha e formimit të etnosit ilir është më e lashtë.
Fillimet e origjinës ilire janë që në mesin e mijëvjeçarit të dytë p.K., që nga periudha e bronzit të mesëm, kur fillojnë të formohen tiparet etnike ilire. Në epokën e hekurit (mijëvjeçari i fundit p.K.) ilirët u formuan plotësisht, duke trashëguar nga epokat më të hershme eneolitike dhe të bronzit tipare kulturore gjuhësore e antropologjike etnike.

Teoria e vjetër që i bëri ilirët të ardhur nga Evropa Qendrore, në shekujt XII – XI p.K., është rrëzuar nga studimet e kryera pas Luftës së Dytë Botërore. Vetë fakti që varrimet me urna, karakteristike për popujt e Evropës Qendrore, nuk janë tipike për trevat e shtrirjes së ilirëve, por ndeshen vetëm në zona të kufizuara, të rralla, dëshmon kundër teorisë së ardhjes së ilirëve në Ballkan nga veriu.

Gjurmët e kulturave të Evropës Qendrore, që ndeshen në Iliri, janë rezultat i kontakteve kulturore, tregtare e të lëvizjes së artizanëve të punimit të metaleve.
      

Sunday, October 24, 2010

nene tereza

Gonxhe Bojaxhiu u lind ne Shkup me 27 gusht 1910 nga  nje familje e meseme tregtare.Prindert e saj ishin Kola dhe Dranja .
Gonxhja ka qene vajze e rendomte,pak e mbyllur ne  vetvete por e shoqerueshme,e dalluar ne mesime dhe ka qene gjithmone e gatshme per t'u ndihmuar te tjereve.
Shkollen fillore e kreu  ne Shkoder dhe mesuesi i par i saj ishte Engjell  Ndocaj.Pastaj u regjistrua  ne gjimnaz  ne gjuhen serbe  sepse shkolla shqipe ishte e ndaluar.
Ne moshen 18 vjecare shkoi ne Kalkute te Indise per nje emision human,per te ndihmuar te varferit.Me vone Nene Tereze e kreu kursin per infermiere qe tu ndihmoje te semureve.
Per punen e saj te palodhshme e humane iu ndane disa cmimeve te ndryshme  e diploma ndersa me 10 dhjetor 1979 ne Oslo iu dha edhe cmimi"Nobel"perr paqe kur  edhe  deklaroi :"Nga gjaku une jam shqipetare...".
Ne vitin 2003 ne sheshin e Romes  ne Itali u be lumturimi i saj nga papa Gjon Poli i dyte  qe me vone u be edhe shejntesimi i saj.
Ne krenohemi  me Nene Terezen se ajo eshte bije e kombit tone. 

artistet

       



SONGUL ODEN (Gumus)







                       KIVANC TATLITUG (Mehmet)






               SEDEF AVCI (Menekshe)



                                    MUJGAN GONUL (Dila)



                                 OZAN CABONGLU (Tarek)
şivan, süleyman karadağ, tek türkiye şivan, tek türkiye oyuncuları

                                    SULEJMAN KARADAK (Shivan)


                                          ASLI TANDOGAN (Lamia)



                                               BURAK HAKKI (Kenan,Ali)



                             
                                 SARUHAN HUNEL (Esmer)






                                          YESMIN BUBER (Ezo)



    NECATI SHASHMAZ (Pollat)






               HATICE SHENDIL (Ebru)

Mehtap Bayri (Afife)





 FADIK SEVIN ATASOY (Lejla)






 OZGE OZDER (Xhavidan)






elveda derken, сълзи над босфора, elveda derken zeynep, elveda derken eda

BURCU KARA (Zejnep)

gökhan tepe, gokhan tepe, اياد, صور اياد
                        GOHKAN TEPE (Atesh)


 
                       SEDA  GUVEN (Eda)



tvch15060916090072jxov5.jpg image by angel-art


                     ECE USLU (Lale)





                                 SINAN SUMER (Ege)




                    CAGLA SIMSEG (Naz)







       KAYRA SIMUR (Defne)


            

                        AYCA TURAN(Exhe)


       

     
                   YAVUZ BINGOL (Galip)


                                        BASAK  KOKLUKAYA (Hanzade)

                            SERDAR OZER (Aken)


         EZGI SERTEL (Zejnepp)

ImageShack, free image hosting, free video hosting, image hosting, video hosting, photo image hosting site, video hosting site
                                 OZGUL SAGDIC (Berfin)


                         GOZDE KANSU  (Nimet)



                   MERIC  BASARAN (Suzan)

  AYDAN KAYA (Shejda)

 AYCA VALIER (Penar)




 HILAL UYSUN (Nihan)


                          ASLI ORCAN (Jasmin)\

                         DULCE MARIA


                            MAITE PERRONI


                  WILLIAM LEVY



                          ELIZABETH


                         MARINA