Krishterimi është
fe e ngritur sipas mësimeve dhe të dhënave nga
Jezus Krishti i cili predikonte se
Perëndia është një krijuese dhe shpëtimtare e botës dhe Jezusi, biri i tij. Fjala "
Krisht" rrjedh nga
greqishtja që do të thotë "
i mirosuri, i vajisuri" dhe, barazvlerësi i saj në
hebraisht është titulli «
mesia», që shpreh veprimin nëpërmes të cilit Perëndia është shndërruar në shpëtimtare e njerëzmit mbi tokë nga e keqja dhe vdekja. Sipas të krishterëve, Jezu Krishti, ishte mesia i paralajmëruar apo i pritur mbi tokë që bëri një "Kurorëzim të Ri" (Besëlidhje të Re) në mes njerzimit dhe Perëndisë. Krishterimi është fe e ngritur në bazat e
judaizmit duke shpallur se Krishti do t`i përmbushë veprat e
Abrahamit,
Moisiut e të
profetëve, duke fuqizuar vazhdimin e
Besëlidhjes së Vjeter dhe
Besëlidhjes së Re.
Numri i të krishterëve vlerësohet të arrijë në 2,1 miliardë njerëz, apo 33 % të popullsisë botërore në vitin 2007.
Krishterimi është
feja më e madhe në botë me mbizotërim në
Evropë,
Amerikën e Jugut dhe të
Veriut,
Afrikën e Jugut,
Filipinet dhe
Oqeani. Ai po rritet shpejt gjithashtu në
Azi, veçanërisht në
Kinë dhe
Korenë e Jugut,
Afrikë dhe në
Lindjen e Mesme.
No comments:
Post a Comment